Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka reaguar pasi që kryeministri i Kosovës emëroi ministër të Shëndetësisë, Arben Vitinë.
Ai ka thënë se Vitia mbahet mend vetëm për video me mesazhe durimi kur pandemia rrezikonte jetën e qytetarëve
Reagimi i plotë:
Pas afër tre muaj pritjesh për të reflektuar përballë degradimit të shëndetësisë, degradim që u manifestua edhe tragjikisht, kryeministri Kurti paska vendosur që ta rikthejë në krye të shëndetësisë një ish ministër, i cili, mbahet mend veç për një gjë: strehimin pas videove me mesazhe durimi, kur pandemia rrezikonte jetën e qytetarëve. Ditë të mira për shëndetësinë siç duket, nuk do të ketë edhe për një kohë. A për mafinë e shëndetësisë, me gjasë ky durim prej tre muajsh ia paska vlejtur.
/TV Arbëria