Nol Nushi nga PSD-ja ka reaguar pasi emërimit të Arben Vitisë në krye të Ministrisë së Shëndetësisë.
Sipas Nushit, Arben Vitia ka dështuar si ministër, por ka dështuar edhe në siç shkruan ai “fushatën” për kryetar komune.
“Arben Vitia ishte emëruar ministër për te bere fushate për kryetar komune. Deshtoi si ministër, e dështoi edhe ne fushate. Ai ishte pergjegjes për hapjen e masave qe shkaktuan mijëra te infektuare dhjetëra te vdekur. Per kete ka Kallëzim Penal”, shkruan Nushi.
Tutje ai ja shtuar se Arben Vitia është kthyer “për të dështuar prap”.
“Me pas u emerua drejtor i spitalit privat i cili u zhvillua shume perderisa Vitia ishte minister. Tash kthehet prap per te deshtuar prap. Kaq per shendetesine publike”, përfundon ai.
/TV Arbëria