Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të aksidentit në trafik, ku janë përfshirë një motoçiklistë dhe një këmbësor.
“Rreth orës 13:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në rrugën UÇK në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë një këmbësor dhe një motoçikletë. Sipas informatave fillestare, lëndime kanë pësuar dy persona, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor”, tha zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.
Me rastin po merret Trafiku i Kryeqytetit.