Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Kurti-Kajari-Wigemark: Nuk duhet të ketë barrikada në asnjë rrugë

Kurti-Kajari-Wigemark: Nuk duhet të ketë barrikada në asnjë rrugë

Kryeministri Albin Kurti priti në takim komandantin e KFOR-it, gjeneral major Ferenc Kajari dhe shefin e EULEX-it, Lars Gunnar Wigemark, me të cilët ka biseduar për bashkëpunimin e afërt ndërmjet Qeverisë së Kosovës, KFOR-it dhe EULEX, përbrenda mandateve që kanë.

Në takim u fol edhe lidhur me veprimet e strukturave kriminale në veri të Kosovës, që cenojnë rëndë sigurinë në vend.

Konstatim i përbashkët nga ky takim është se liria e lëvizjes duhet të rivendoset dhe se nuk duhet të ketë barrikada në asnjë rrugë.

Gjatë takimit u pajtuan për vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë ndërinstitucional dhe bashkërendimin e veprimeve, në shërbim të paqes dhe sigurisë për të gjithë qytetarët e Kosovës, që është qëllim dhe prioritet i përbashkët i institucioneve të Kosovës, KFOR-it dhe EULEX-it.

Në takim u theksua profesionalizmi, maturia dhe guximi i dëshmuar i Policisë së Kosovës, në ruajtje të sigurisë dhe rendit publik në mbarë territorin e Republikës së Kosovës.   /TV Arbëria

Powered by WordPress