Shkruan: Ardita Shkodra
Më 5 prill të vitit 1982, Suzana Muminoviq Gervalla kishte folur për Shërbimin Informativ të Shqipërisë.
Dokumenti, siç e shihni, ishte klasifikuar si “Sekret”.
Ajo kishte folur zi e terr për bashkëshorten e heroit Kadri Zeka.
Sipas saj, bashkëshortja e Kadri Zekës ishte e dërguar nga UDB me detyra dhe se në varrimin e Kadri Zekës ajo kishte qëndruar e ftohtë.
Sipas Suzana Muminoviq Gervalla, Saime Isufi, e cila është motra e komandantit të zonës operative të Karadakut, Ahmet Isufit, kishte disa emra si Makbule, Kimete e Bule dhe ajo nuk e pëlqente.
Pra, tërthorazi, ajo e bën përgjegjëse bashkëshorten e Kadri Zekës për vrasjen e tre heronjve (Kadriut, Jusufit e Bardhoshit).
Në fakt, i vetmi njeri që do të duhej të hetohej për kontakt të vazhdueshëm me shërbimin informativ të Serbisë ishte dhe është Suzana Muminoviq Gervalla. Siç flitet, sepse zonja Muninoviq ka dëshirë të flasë me “siç flitet”, moralisht kjo dhe vajza e saj janë mizerie. Kaq për momentin…!
Pikërisht kjo boshnjake e rëndë, bashkë me vajzën e saj, nuk lejuan që këta të varroseshin bashkë, me nderime ushtarake. Madje, Suzana Muminoviq Gervalla kishte edhe probleme me nënën e Jusufit, heroinën Ajshe Gervalla.
Pikërisht kjo boshnjake e rëndë dhe vajza e saj, ashtu siç shpifën ndaj bashkëshortes së Kadri Zekës, shpifën ndaj dëshmorëve, komandantëve dhe ushtarëve që disa janë të gjallë e disa kanë rënë dëshmorë. Shpifjet e tyre ndaj UÇK-së nuk burojnë pas luftës, por para luftës.
Pjella e zonjës Muminoviq, Donika, e kishte lavdëruar edhe monstrumin Dick Marty në mediumet ndërkombëtare. Kishte akuzuar Thaçin me fjalët e Martyt. E Marty e pranoi se gjetjet kundër Thaçit i kishte marrë nga Serbia.
Suzana dhe Donika Muminoviq, historikisht kanë ndërtuar shpifje ordinere kundër të gjithë atyre që sakrifikuan për liri dhe pavarësi.
Pikërisht këto mbeturina kishin kontakt edhe me Faik Imerin, njeriun e shërbimit sekret serb, i cili jeton në Bruksel dhe i cili ishte koordinator i dhjetëra dëshmitarëve të rremë për llogari të Prokurorisë së Hagës.
Këta janë klubi i gërrnaçave që luftën ndaj Serbisë kurrë nuk e kanë pasur prioritet e as dëshirë, por luftën ndaj UÇK-së e kanë pasion, dëshirë, vullnet dhe plan.