Sot, rreth orës 04:15 të mëngjesit, policia e stacionit në Shtime ka pranuar një informacion se në rrugën “Tahir Sinani” në Shtime është një rast i dhunës në familje.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar personin A.G. (29), i cili një ditë më parë rreth orës 21:00 kishte shkaktuar dhunë në familje, duke e lënduar bashkëshorten e tij E.G. (27), e cila kishte pranuar tretman mjekësor.
Për këtë rast janë njoftuar edhe zyrtarët e Qendrës për Punë Sociale dhe Mbrojtësi i Viktimave.
Policia të dyshuarin e ka shoqëruar në stacionin e policisë në Shtime dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, dërgohet në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar dhunë në familje dhe lëndim i lehtë trupor. /TV Arbëria