Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Misioni i OSBE-së mbështet Institucionin e Avokatit të Popullit në ngritjen e vetëdijesimit për krimet e urrejtjes në Kosovë

Misioni i OSBE-së mbështet Institucionin e Avokatit të Popullit në ngritjen e vetëdijesimit për krimet e urrejtjes në Kosovë

Misioni i OSBE-së ka mbështetur Institucionin eAvokatit të Popullit në ngritjen e vetëdijesimit për krimet e urrejtjes nëKosovë dhe inkurajon raportimin e tyre.

Kështu bëhet e ditur përmes një publikimi në faqen zyrtare të Misionit të OSBE-së.

Tutje në këtë artikull bëhet e ditur se krimet e urrejtjes kanë pasoja serioze për individët dhe komunitetet, e megjithatë shumë nga këto incidente nuk raportohen.

Për të rritur vetëdijesimin e publikut dhe për të inkurajuar raportimin, Institucioni i Avokatit të Popullit, me mbështetjen e OSBE-së, ka lansuar një fushatë të fokusuar në krimet e urrejtjes.

Fushata përfshin një seri videosh të transmetuara në transmetuesin publik të Kosovës, RTK. Ato informojnë publikun mbi efektet e dëmshme të krimeve të urrejtjes, shërbimet në dispozicion për viktimat, si dhe mënyrat e sigurta për raportimin e këtyre incidenteve tek institucionet përkatëse, duke përfshirë Institucionin e Avokatit të Popullit dhe Policinë e Kosovës. Videot ofrojnë edhe udhëzime për mënyrën se si viktimat mund të kërkojnë ndihmë dhe mbështetje.