Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Vetura bie poshtë rrugën në Kaçanik-Hani i Elezit, mbyllen dy korsitë, Policia jep detaje

Vetura bie poshtë rrugën në Kaçanik-Hani i Elezit, mbyllen dy korsitë, Policia jep detaje

Në magjistralen Kaçanik–Hani i Elezit ka ndodhur një aksident trafiku, ku një veturë ka dalë nga rruga dhe ka rënë poshtë saj.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë katër patrulla të Policisë së Kosovës, si dhe ekipi i zjarrfikësve, të cilët po punojnë për menaxhimin e situatës dhe nxjerrjen e personave nga vetura.

Po ashtu, dy autoambulanca ndodhen në vendngjarje në pritje për të ofruar ndihmë mjekësore dhe për transportimin e të lënduarve. Ende nuk dihet se sa persona kanë qenë në veturë dhe as shkalla e lëndimeve të tyre.

Autoritetet pritet të japin më shumë detaje gjatë orëve në vijim.