Punëtorët teknikë në QKMF-në e Klinës nuk u paguan konform vendimit të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti lidhur me pagën minimale.
Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve Teknikë dhe Sektorit Privat, Jusuf Azemi, tha se kompanisë i është dhënë afat vetëm deri në fund të javës për të rritur pagën minimale ose për t’i stimuluar punëtorët, ndryshe, sipas Azemit, punëtorët teknikë do të ndalojnë punën.