Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > A po bëhet e pashmangshme lufta ndërmjet Iranit dhe ShBA-ve

A po bëhet e pashmangshme lufta ndërmjet Iranit dhe ShBA-ve

Shkruan: Afrim Kasolli

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se janë duke u zhvilluar negociata intensive ndërmjet Uashingtonit dhe Teheranit me qëllim gjetjen e një solucioni diplomatik ndërmjet dy vendeve sa i përket kërkesave të SHBA-ve ndaj Iranit.

Ndonëse mbetet të shihet se çfarë drejtimi do të marrin ngjarjet, megjithatë edhe përkunder këtij zotimi optimist të drejtuesit të Shtëpisë së Bardhë, gjasat janë më mëdha që keto dy vende të përfshihen në një konflikt të drejtpërdrejt ushtarak, sesa të gjendet një zgjidhje paqësore sa i përket tensioneve ndërmjet tyre.

Që nga shpërthimi i protestave masive qytetare në shtetin e Iranit kundër regjimit të Ajatollahut, presidenti Trump i ka paralajmëruar autoritetet drejtuese të regjimit në fjalë që të mos sillen në mënyrë brutale ndaj protestuesve. Ndërkohë sipas të dhënave të organizatave kredibile që merren me mbrojtjen e të drejtave të njeriut kanë pohuar se deri më tani janë ekzekutuar së paku 6000 protestues.

Mirëpo, kjo nuk është kerkesa e vetme e Uashingtonit ndaj Teheranit. Madje sa i përket shqetësimeve gjeopolitike amerikane lirisht mund të thuhet se kjo shërben si pretekst për ta displinuar shtetin irananin në tema tjera.

Me këtë rast SHBA-te janë duke kërkuar nga ky vend që të heq dorë njëherë e përgjithmonë nga ambiciet e programit bërthamor, ta reduktojë në masë të madhe arsenalin e raketave balistike si dhe te distancohet nga doktrina e Aksit të Rezistencës, duke i mbështetur organizatat militante rajonale, sikur Hamasi, Hezbellohu, (sidomos pas dëmeve që kanë pësuar këto dy te fundit nga lufta me Izraelin) rebelët Huthi në Jemen e deri te milicitë e armatosura në Irak. Pra shndërrimin e Iranit në një aktor gjeopolitik në rajon që nuk paraqet asnjë rrezik për interesat amerikane në Lindje të Mesme, por edhe garantimin e sigurisë së Izrealit. Vetëm plotësimi i këtyre kushteve mund ta shmang luftën SHBA-Iran.

Mirëpo, një skenar i tillë vështirë se do të mund të zbatohet nga ky i fundit. Sepse një gjë e tillë përjetohet si kapitullim nga kasta sunduese në Iran.

Ndërkaq, sipas kalkulimeve të Uashingtonit, tashmë regjimi i Iranit ndodhet në pikën e tij më të dobët të mundshme. Dhe se ky është momenti ideal për ta detyruar këtë shtet të ndryshojë rolin e tij rajonal.

Prandaj, këto dy shtysa të papajtueshme që e bëjnë shumë më mundur një konflikt të drejtpërdrejtë ndërmjet këtyre dy vendeve, sesa një zgjidhje paqësore diplomatike. Ndonëse kundër të parit aktualisht janë edhe disa nga shtetet arabe që janë aleate të SHBA–se, në nga frika mbi pasojat e paparashikueshme që mund të ketë një luftë e re në Lindje të Mesme, pas kaosit që ka kaluar rajoni nga lufta në Afganistan, Irak, Pranvera Arabe etj.