Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Një person plagoset nga arma e zjarrit në Mitrovicë, Policia arreston një person

Një person plagoset nga arma e zjarrit në Mitrovicë, Policia arreston një person

Një person është plagosur sot rreth orës 14:00 nga arma e zjarrit në rrugën “Ilaz Kodra”, në Mitrovicë.

Lajmin e ka konfirmuar Avni Zahiti, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës.

Viktima i moshës madhore (mashkull) i plagosur është dërguar në spital për trajtim mjekësor.

“Si rezultat i veprimeve të shpejta operative dhe hetimore, Policia ka arritur të identifikojë dhe arrestojë një person të dyshuar, i cili dyshohet se ka plagosur viktimën. Në cilësinë e provës materiale, nga i dyshuari është konfiskuar një armë zjarri”, ka shtuar Zahiti.

Hetuesit policorë, në koordinim me Prokurorin e rastit, janë duke vazhduar procedurat e mëtejme hetimore.