Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot ka uruar besimtarët e krishterë me rastin e Krishtlindjeve.
Osmani, ka potencuar se kremta e Krishtlindjes sjell mesazhin e paqes, dashurisë, respektit, mirëkuptimit dhe tolerancës.
“Uroj të gjithë besimtarët e krishterë që në këtë ditë ta rrisin shpresën e t`i hapin zemrat. Në shtëpinë e secilit të mbizotërojë shëndeti, lumturia e paqja! Të jemi solidarë, të reflektojmë harmoni e të festojmë bashkë! Për shumë mote, Gëzuar!”, është shprehur Osmani.
Ndryshe, sonte në orën 24:00 do të mbahet mesha solemne e Krishtlindjes, në Katedralen Shën Nënë Tereza në Prishtinë. /TV Arbëria