Hysen Gecaj e vlerëson si pozitive pjesëmarrjen e Kosovës në bordin e paqes, duke e cilësuar këtë si një hap të parë të rëndësishëm për vendin. Ai shpjegon se përfitimet për Kosovën janë të dukshme, pasi prezenca në këtë strukturë ofron mundësi për të ndikuar në zgjidhjen e krizave globale dhe ndërkombëtare.
“Ky bord merret me të gjitha krizat në botë, dhe në këtë kuadër hyn edhe çështja Kosovë–Serbi, edhe pse Serbia nuk është e ftuar,” tha Gecaj. Ai theksoi se faktorizimi i vendit në këtë bord ofron avantazhe të mëtejshme, duke i rritur mundësitë Kosovës për të kontribuar në paqen dhe stabilitetin ndërkombëtar.
Sipas tij, gjithçka varet edhe nga politikat e brendshme të vendit, por prezenca në bordin e paqes është një mundësi strategjike për Kosovën për të shfrytëzuar potencialin diplomatik dhe përfitimet që kjo sjell.