Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Qëndrim Kryeziu dhe ISP – Broadcast në mbështetje të pensionerëve në Prishtinë

Qëndrim Kryeziu dhe ISP – Broadcast në mbështetje të pensionerëve në Prishtinë

Prishtinë – Përmes një postimi në rrjete sociale, Dardan Krasniqi ka bërë të ditur se së bashku me Qëndrim Kryeziun kanë vizituar Shoqatën e Pensionerëve në Prishtinë, në një takim të përshkruar si i mbushur me respekt, mirënjohje dhe emocione të veçanta.

Sipas Krasniqit, gjatë kësaj vizite ISP – Broadcast, me angazhimin e Qëndrim Kryeziut, ka ofruar shërbimin e internetit dhe TV falas, si dhe disa tabela shahu për pensionerët, duke theksuar se kjo nismë është vetëm fillimi i mbështetjes ndaj kësaj kategorie.

Në postimin e tij, Krasniqi ka vënë në pah se pensionerët nuk janë thjesht një kategori sociale, por “kujtesa e gjallë e sakrificës, punës dhe përvojës mbi të cilën është ndërtuar shoqëria jonë”. Ai ka theksuar se çdo institucion, rrugë dhe vlerë që gëzohet sot mban gjurmën e mundit të tyre ndër vite.

Po ashtu, është nënvizuar se ndihma ndaj pensionerëve nënkupton ruajtjen e dinjitetit të moshës së tretë, forcimin e solidaritetit ndërbrezor dhe dëshmon nivelin e kujdesit të një shoqërie ndaj më të moshuarve.

Krasniqi ka përfunduar se pensionerët kanë nevojë jo vetëm për mbështetje ekonomike, por edhe për vëmendje, respekt dhe ndjesinë se nuk janë harruar, ndërsa iniciativa e Qëndrim Kryeziut dhe ISP – Broadcast u cilësua si shembull i një angazhimi konkret me ndikim në komunitet.

.