Burime të portalit bëjnë të ditur se është arrestuar Nexhat Krasniqi, i njohur si intelektual nga Drenoci dhe me profesion mësimdhënës.
Sipas këtyre burimeve, arrestimi ka ndodhur sot, ende nuk janë bërë të ditura detaje zyrtare lidhur me arsyet apo rrethanat e këtij arrestimi.
Deri në këto momente, institucionet përkatëse nuk kanë reaguar publikisht për rastin, ndërsa priten informacione shtesë në orët në vijim.
Portali do t’ju mbajë të informuar për çdo zhvillim të ri lidhur me këtë çështje.
Kujtojmë se Nexhat Krasniqi ishte përkrahës i Lëvizjes Vetëvendosje dhe i angazhuar publikisht në mbështetje të kësaj partie.
