Katër ushtarë britanikë morën informacionin dhe ndërhynë, duke rrezikuar jetën e tyre për të ndaluar krimin. Falë veprimit të tyre, vajza u shpëtua dhe familja mbijetoi.

Gazeta britanike  i kishte kushtuar faqen e parë këtij incidenti, duke përshkruar ushtarët si heronj dhe duke publikuar fotografitë e tyre.

Faqja e parë e gazetës nuk tregonte vendndodhjen e saktë të ngjarjes, ndërsa teksti i plotë nuk u publikua në Facebook.

27 vjet më vonë, fotografia u ripublikua në rrjetin social X, duke rikthyer interesin për ngjarjen.

Deputetja britanike Alicia Kearns shprehu dëshirën për t’i identifikuar këta ushtarë dhe për të njohur kontributin e tyre heroik gjatë luftës në Kosovë.