Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Kamerat e sigurisë të KQZ-së ‘armë’ tjetër e fortë për zbulimin e manipuluesve

Kamerat e sigurisë të KQZ-së ‘armë’ tjetër e fortë për zbulimin e manipuluesve

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjakovë, Enis Gashi, në një konferencë për media ka njoftuar për ndalimin e 15 komisionerëve në Malishevë, si të dyshuar për falsifikim të rezultatit të zgjedhjeve të 28 dhjetorit 2025.

Pas informacioneve që i dha, Gashi u pyet nga gazetarja e Klan Kosovës, Qëndresa Tërshani, për kamerat e KQZ-së, që do të shërbejnë si prova gjatë procesit të hetimit.

A janë kamerat e KQZ-së me zë dhe a mund të verifikohet cili person ka vepruar kundërligjshëm?

 “Në lidhje me provat, janë siguruar të gjitha provat, përfshirë video-incizimet që kanë qenë në vendnumërim, por sigurisht se kërkojnë kohë të analizohen.”

Megjithatë, gazetarja e pyeti sërish kryeprokurorin nëse kamerat e KQZ-së a janë me apo pa zë.

“Do të shikohet përmes ekzaminimeve”, u përgjigj Gashi./