Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Ky është inspektori i punës që u arrestua për ryshfet – u kap në flagrancë

Ky është inspektori i punës që u arrestua për ryshfet – u kap në flagrancë

Prokuroria Themelore në Prishtinë, në bashkëpunim me Departamentin e Krimeve Ekonomike të Policisë së Kosovës, ka arrestuar sot një inspektor të Inspektoratit të Punës në Prishtinë.

SInjali mëson se bëhet fjalë për Gazmend Berishën.

I njëjti është kapur në flagrancë dhe dyshohet për veprat penale “Keqpërdorim i pozitës zyrtare” dhe “Marrje e ryshfetit”.

“Dhe poashtu prokurori brenda afatit ligjor do te parashtroje kerkese me shkrim para gjykates kompetente per caktimin e ndonje prej masave ndaj te dyshuarit.”, tha Zëdhënësja e Prokurorisë, Kaltrina Gashi, për Sinjalin.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.