Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Drejtësi > A u intervistuan edhe persona të afërt me zyrtarë të KQZ?

A u intervistuan edhe persona të afërt me zyrtarë të KQZ?

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjakovë, Enis Gashi, në një konferencë për media ka njoftuar për ndalimin e 15 komisionerëve në Malishevë, si të dyshuar për falsifikim të rezultatit të zgjedhjeve të 28 dhjetorit 2025.

Ndaj tyre, Gashi bëri të ditur se brenda afatit ligjor do të vendoset për masën që do të kërkojnë, ndërsa u pyet edhe për personat e intervistuar.

Gazetarja e Klan Kosovës, Qëndresa Tërshani, e pyeti kryeprokurorin se a ka persona të cilët janë marrë në pyetje që janë të afërt me zyrtarët në KQZ, KKZ, apo organe tjera.

Gashi nuk dha asnjë detaj, duke u deklaruar se tani për tani s’mund të deklarohen