Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Moska hap kanale komunikimi me SHBA-në për Ballkanin? DASH s’përgjigjet nëse po flasin për Kosovën dhe vendet tjera

Moska hap kanale komunikimi me SHBA-në për Ballkanin? DASH s’përgjigjet nëse po flasin për Kosovën dhe vendet tjera

Për Kosovën nuk do të ishte hera e parë që Rusia kërkon hise në fatin e saj. Nga kundërshtimi i intervenimit të NATO-s më 1999, te krahasimi me Krimenë e aneksuar dhe bllokimi i njohjeve ndërkombëtare, Moska ka luajtur vazhdimisht rolin e kundërshtarit të shtetësisë së saj.

Sot, kur marrëdhëniet mes SHBA-së dhe BE-së janë të tensionuara, ky ndikim rus rrezikon të bëhet edhe më i hapur.

Këtë javë, ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, konfirmoi se Moska ka hapur kanale komunikimi me Shtetet e Bashkuara për zhvillimet në Ballkan dhe se është e gatshme t’i thellojë ato. Ai, gjithashtu, la të kuptohet se edhe amerikanët duan të angazhohen.

“Ne kemi më shumë mundësi për të komunikuar me SHBA-në [sesa me BE-në] për Ballkanin – veçanërisht për Bosnje e Hercegovinën dhe vendet e tjera të rajonit. Kontaktet e tilla po vazhdojnë. Ato ende nuk kanë sjellë rezultate pozitive ose të qarta. Por, ne jemi të hapur për këto kontakte dhe, mësa mund të gjykoj, edhe kolegët tanë amerikanë janë të gatshëm t’i zhvillojnë”, tha Lavrov.