Argjentina vijon të festojë për titullin e tretë Botëror në histori teksa sigurisht njeriu më i vlerësuar dhe i dashur është Lionel Messi, njeriu që udhëhoqi kombëtaren drejt suksesit madhor.
Tashmë, fjalët për të përshkruar lidhjen e 35-vjeçarit me fansat e tij kanë përfunduar dhe së fundmi, tifozët e Messit kanë kaluar te veprat.
Një prej tyre në Argjentinë vendosi të bëjë tatuazh fytyrën teksa në ballë është tejet i dukshëm emri i Messit. Ndërkohë, në një prej faqeve shkruhet “Dios”, ndryshe “Zoti”, ashtu siç e njohin Messin në Argjentinë, teksa si për të mos lënë mënjanë kombëtaren, tifozi pak ekstrem duhet theksuar, vendosi të bënte tatuazh trey yje, ashtu si kampionatet Botërorë të Argjentinës.
/TV Arbëria