Prokuroria Publike ka kërkuar arrest shtëpiak për gjykatësin e Apelit Gjoko Ristov, pasi në shtëpinë e prindërve të tij u gjetën 350 mijë euro të fshehura në mur, ku ai dyshohet për korrupsion. Në ndërkohë Këshilli Gjyqësor ia hoqi imunitetin gjykatësit.
“Sot, prokurori i lëndës e intervistoi gjykatësin e dyshuar dhe i paraqiti provat e mbledhura mbi të cilat bazohet dyshimi i arsyeshëm se ai ka kryer veprat për të cilat ngarkohet”, informoi Prokuroria.
Duke vlerësuar kushtet objektive që duhet të plotësohen për caktimin për sigurimin e pranisë, si dhe kushtet subjektive që e justifikojnë atë, prokurori i çështjes i dorëzoi gjyqtarit të procedurës paraprake në Gjykatën Themelore Penale në Shkup propozimin që ndaj të dyshuarit të caktohet masa e arrestit shtëpiak.
Përveç kësaj mase, është propozuar gjithashtu caktimi i masës së kujdesit, konfiskimi i përkohshëm i pasaportës ose ndonjë dokumenti tjetër për kalimin e kufirit shtetëror.
Sot, Gjykata Penale reagoi menjëherë për gjykatësin me imunitet.
“Gjykata Themelore Penale nga Prokuroria është dorëzuar propozim për vendosjen e masës së arrestit shtëpiak dhe masave shtesë për sigurimin e pranisë, propozimi është caktuar te gjyqtari i procedurës paraprake, i cili menjëherë ka dërguar njoftim te Këshilli Gjyqësor kompetent, nga i cili pritet përgjigja, pas së cilës gjyqtari do të vazhdojë me veprimet”, njoftoi Gjykata.
Më pas gjatë ditës, me 10 vota “pro” nga të gjithë të pranishmit në Këshillin Gjyqësor, u mor vendimi që t’i merret imuniteti gjykatësit Gjoko Ristov. Me këtë, nga Këshilli Gjyqësor njoftuan se gjykatësit i pezullohen të gjitha aktivitetet gjyqësore për sa zgjatë procesi i hetimit dhe eventualisht procesi gjyqësor.
Garda “Çlirimtare e Albinit” ka publikuar dje një postim në rrjete sociale, ku pretendon se Gjoko Ristov është anëtar i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK). Ky pretendim ka nxitur reagime të shumta nga qytetarët dhe komentuesit në faqe të ndryshme, të cilët e kanë cilësuar postimin si të pavërtetë dhe dezinformues. Rasti ka hapur debat për përhapjen e lajmeve të rreme dhe gjuhën politike në rrjetet sociale.
