Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > E rëndë: Kërcenohet sërish Hysni Gucati: Hajn e tradhtar je

E rëndë: Kërcenohet sërish Hysni Gucati: Hajn e tradhtar je

Hysni Gucati, kryetar i OVL-UÇK-së, ka publikuar në rrjetin e tij social një koment kërcënues ndaj tij.

“Gjuha kërcënuese, fyese dhe denigruese po vazhdon ende.

Shikoni se si Shyqeri Zeqiri më ka akuzuar publikisht, duke më quajtur hajn dhe tradhtar. Më pas, kur e njoftova se do të ngre padi ndaj tij, lexoni vetë mesazhin e tij. Ai na ka quajtur shoqate kriminale dhe kriminelë neve që kemi qenë në radhët e UÇK-së.

Ditët e fundit kam pranuar shumë mesazhe kërcënuese, fyese dhe ofenduese.

Për të gjitha këto raste jam konsultuar me avokatin tim dhe kemi ngritur padi.

Në ditët në vijim do t’i publikoj të gjitha mesazhet kërcënuese dhe fyerjet që kam marrë!”, shkroi Gucati.