Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > Komandanti i KFOR-it kërkon dialog për veriun dhe parandalim të narrativave mashtruese

Komandanti i KFOR-it kërkon dialog për veriun dhe parandalim të narrativave mashtruese

Komandanti i KFOR-it, gjeneral major Angelo Michele Ristuccia vazhdon të mbështesë dialogun për të gjetur një marrëveshje për të zbutur tensionet në veri të Kosovës.

Sipas KFOR-it, Angelo Michele Ristuccia mbetet në kontakt të ngushtë me të gjithë ata që janë përfshirë në këtë proces.

“Është e rëndësishme që të gjithë të përfshirët të shmangin çdo retorikë apo veprim që mund të shkaktojë tensione dhe të përshkallëzojë situatën. Ne presim që të gjithë aktorët të përmbahen nga shfaqjet provokuese të forcës dhe të kërkojnë zgjidhjen më të mirë për të garantuar sigurinë e të gjitha komuniteteve. Ne i nxisim të gjitha palët që të ndihmojnë në sigurimin dhe lirinë e lëvizjes në Kosovë dhe të parandalojnë narrativat mashtruese që të ndikojnë në procesin e dialogut. KFOR-i ka shtuar praninë dhe patrullimet e tij gjatë muajve të fundit. Ne mbetemi vigjilentë dhe plotësisht të aftë për të përmbushur mandatin e saj sipas Rezolutës 1244 të vitit 1999 për të gjitha komunitetet në Kosovë. Zgjidhjet duhet të kërkohen përmes dialogut”, thuhet në një komunikatë të KFOR-it.

Powered by WordPress