Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > A ishte sjellja e PDK -se ne Prizren nje revolte e brendshme me mjete te gabuara kundër qendrës së kesaj partie?

A ishte sjellja e PDK -se ne Prizren nje revolte e brendshme me mjete te gabuara kundër qendrës së kesaj partie?

Shkruan: Afrim Kasolli
Nuk mund te mohohet fakti se deri me tani partia qe po prin ne abuzimin e brendshëm të votave eshte Partia Demokratike e Kosovës. Po ashtu, nuk mund te mohohet as fakti tjeter qe qyteti i Prizrenit eshte kampion i ketij skandali. Natyrisht, kjo nuk do te thote qe subjektet tjera mund te amistohen nga ky keqpërdorim.
Me te drejte mund te shtrohen pyetje se cka e kushtezoje kete sjellje te komisionereve nga qyteti qe PDK ia ka veshur atributin si Jerusalemi i saj politik?
Ajo qe ka rene ne sy ne kete rast, po ashtu mbetet edhe fakti tjeter se verehet nje investim asaj dege per t’i favorziuar ne mase me te madhe, sepse ka përjashtim, kandidatet qe jane nga ajo zone.
Ka kohe qe “kryeqyteti shpirtëror i shqiptarëve” eshte shndërruar ne nje lloj bastioni politik per PDK. Me perjashtim te nje mandati te qeverisur nga Levijzja Vetëvendosje, PDK prej kur e ka fituar pushtetin ne kete komune ne vitin 2007 ka mbetur forca dominuese. Edhe sa i perket nivelit te zgjedhjeve nacioanale rajoni i Prizrenit ka kohe qe eshte shndërruar ne hambar te votave per ketë subjekt politik. Mirëpo, mjerisht përfaqësimi i saj ne nivelin qendror sikur ne Kuvend me numer te deputeteve nuk e ka reflektuar kete konfiguracion politik.
Bie fjala ne zgjedhjet e 9 shkurtit, per shkak te “centralizimit te votes” pjesa me e madhe e atyre qe fituan ulese ne Kuvend ishin nga Drenica. Kurse nga Prizreni realisht vetem nje. Kjo ndarje jo proporcionale duket ti kete revolutuar struktrat lokale ne Prizren. Dhe sipas te gjitha gjasave ne keto zgjedhje ata jane mobilizuar per te mos e lejuar te përsëritet kjo skemë. Mirëpo qe te njëjtit kane zgjedhur qe kete padrejtësi te brendshme partiake ta korigjojne me metoda te gabuara.
Megjithatë, mbase ky rast tregon qe ne kuadër te masave te shumëfishta qe duhet te nderrmerren per te shmangur anomali te tilla ne te ardhmen ia vlen te mendohet edhe ndarja e Kosovës ne disa zona zgjedhore.