Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion, pas zhvillimit të procedurave hetimore dhe mbledhjes së provave, nën dyshimin e përfshirjes së disa të dyshuarve në veprimtari penale, sot kanë zbatuar urdhër-kontrollin e Gjykatës Themelore në Prizren.
Policia njofton se ka realizuar një kontroll në një shtëpi dhe dy lokale në fshatrat Vlashne dhe Zhur, pronë e të dyshuarve A.A., (viti i lindjes 2000, mashkull sh/k) dhe E.A., (viti i lindjes 1997 mashkull sh/k).
“Gjatë kontrollit të realizuar, policia ka gjetur lëndë narkotike, që dyshohet të jetë marihuanë. Për këtë janë njoftuar hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik-Njësia Prizren. Nga aty janë konfiskuar tri paketime me lëndë narkotike, dy kavanoza dhe një qese me lëndë narkotike që dyshohet të jetë marihuanë. Pos kësaj janë sekuestruar edhe dëshmi tjera. Policia ka iniciuar dy raste ndaj të dyshuarve, ka intervistuar të njëjtit dhe me aktvendim nga prokurori dërgohen në mbajtje deri në 48 orë”, thuhet në njoftim. /TV Arbëria