Kryetari i Këshilli Kombëtar Shqiptar e Lugina e Preshevës, Ragmi Mustafi pasi Qeveria e Kosovës ndau 1.2 milion euro për Luginën e Preshevës, ka thënë se me këtë buxhet janë paraparë 78 grante për projekte mbi 1 milionë euro, 107 bursë vjetore prej 1.000 euro dhe 4010 nxënës libra falas deri 255 mijë euro.
Ai ka shkruar se pret që në vitet në vijim kësaj mbështetje t’i bashkohet edhe Shqipëria, raporton TV Arbëria.
…………………
FALEMINDERIT KOSOVË!
URIME LUGINË!
Këshilli Kombëtar Shqiptar e Lugina e Preshevës ecën përpara realizimit të ambicieve politike vetëm kur karakterizohet nga vizioni, guximi, dija, profesionalizmi, puna, përkushtimi e mbi gjitha besimi e këmbëngulja për të bërë të mundshme të pamundurën që dukej dikur.
Nga Qeveria e Republikës së Kosovës për vitin 2022!
78 grante për projekte mbi 1 milionë euro
107 bursë vjetore prej 1.000 euro,
4010 nxënës libra falas deri 255 mijë euro.
Avokimi në Senat, Congress e State Department të USA për Luginën.
Ruajtja e kulturës e identitetit është jetike për Luginën e Preshevës. Ashtu siç është e domosdoshme të vazhdojmë bashkë. Sot, nesër, përgjithmonë.
Imagjino vitet në vijim, kur t’i bashkohet edhe Shqipëria.
2023 e jashtëzakonshme me prani të Kosovës, Shqipërisë e shqiptarisë në Luginë.