Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot priti në takim kryetarin e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), Atdhe Hykolli, me ç’rast, u tha se BSPK ka mirëpritur votimin e ligjit për Zyrtarët Publikë dhe atë për Pagat në Sektorin Publik.
Siç u bë e ditur në komunikatë, u vlerësua edhe ndikimi pozitiv i Pakos për përballje me inflacionin.
Duke falënderuar kryetarin e BSPK-së për bashkëpunimin në ligjet e miratuara nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, Kurti theksoi se Qeveria mirëpret vazhdimin e dialogut social edhe në vitin 2023.
“Në këtë takim u vlerësua bashkëpunimi i deritanishëm ndërmjet qeverisë dhe BSPK-së, si dhe u bisedua për bashkëpunimin e mëtejmë për mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të punëtorëve në sektorin publik dhe privat.”, u bë e ditur në komunikatë. /TV Arbëria