Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Gëzim Kabashi reagon ndaj fyerjeve ndaj veteranëve të UÇK-së

Gëzim Kabashi reagon ndaj fyerjeve ndaj veteranëve të UÇK-së

Gëzim Kabashi, ish-ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe invalid lufte, ka reaguar publikisht ndaj, siç i quan ai, fyerjeve dhe përqeshjeve që po u bëhen veteranëve dhe vlerave të luftës çlirimtare.

Kabashi kujton se në moshën 17-vjeçare iu bashkua luftës për liri, u plagos dhe u bë invalid i UÇK-së, ndërsa vetëm pak ditë pasi kishte mbushur 18 vjet, u arrestua dhe u mbajt në burgjet serbe, ku përjetoi tortura çnjerëzore. Pas lirimit, ai thekson se iu rikthye luftës, duke marrë pjesë edhe në konfliktin e vitit 2001 në Maqedoni.

Në reagimin e tij, Kabashi shpreh indinjatë ndaj diskursit që, sipas tij, cenon dinjitetin e veteranëve, duke theksuar se liria e sotme është rezultat i sakrificës së atyre që, siç thotë ai, e flijuan rininë për vendin.

Ai u bën thirrje për më shumë respekt ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke nënvizuar se UÇK-ja përfaqëson sakrificë, plagë dhe liri, e jo temë për fyerje.