Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Ndërmjet dominimit hegjemonik të Lëvizjes Vetevendosje dhe frymës parapolitike opozitare

Ndërmjet dominimit hegjemonik të Lëvizjes Vetevendosje dhe frymës parapolitike opozitare

Shkruan: Afrim Kasolli

Zgjedhjet e jashtëzakonshme të 28 dhjetorit e konfirmuan katërçipërisht dominimin politik të Lëvizjes Vetevendosje ne krye me Albin Kurtin.

 

Tashmë ky fakt nuk është as aksident, apo shkarje momentale elektrorale, siç ishte besuar ne vitin 2021, por norme që po përsëritet në çdo palë zgjedhje.

Diferenca ndërmjet partisë fituese të zgjedhjeve dhe të tjerave së bashku është jashtëzakonisht e madhe. Po ashtu, këto zgjedhje e çimentuan edhe një të vërtetë tjetër se është iluzion të pritet që partitë tjera politiko ta çmontojne këto ndikim shoqëror dhe politik.

Zhytja e tyre në skemat e operimit parapolitik vetëm sa do ta thellojë këtë humnerë. Kuptohet termin parapolitike këtu e kam përdorur ne sensin teorik të Hannah Arendt-it, kur formacione me mendësi semi-fudale i ektstrapolojne në sferën publike interesat familjare private parapolitike.

Pra ato nuk i definon asnje interes i përbashkët, por vetëm si t’i shndërrojne partite në trampoline per akomodimin e pushtetit të klaneve të gjakut dhe fisit. Nuk është e rastësishme që në subjektet opozitare dominon një frymë ekstreme e familjarizmit. Ky realitet bizar ka ndikuar qe sot qytetari mesatar i Kosovës te gjendet ndërmjet këtyre dy antitezave “ekstreme”. Dhe qe i njejti të gjeje me shumë satisfaksion ne opsionin e parë se në të dytin.

Mirëpo, kjo nuk do te thotë se jemi ne fund të historisë. Dhe as që kjo gjendje është e pandryshueshme njëherë e përgjithmonë. Apo se jemi te detyruar te jetojmë brenda këtij cikli vicioz përjetësisht. Përkundrazi, mundësite janë të hapura.

Por që te behet kjo nevojitet qe opozita te kendellet koncepualisht. E këtu duhet pasur parasysh shtjellimin hegelian të natyrës së koncepteve dhe ideve. Keto te fundit, sic ka vënë ne pah Andy Blunden ne librin e tij “Hegel for Social Movements”, janë shprehje e drejtpërdrejtë e normave njerëzore. Thjesht nga to “kuzhtëzohen” veprimet praktike. Ato e kanë kuptimin modelit, idealit dhe parimeve.

Keshtu, për Hegelin, ekzistojnë disa lloje të normave, sikurse se ato praktike, (çka njerëzit duhet të bëjnë një situatë të caktuar, ligjet, zakonet), normat teorike, (të gjitha llojet e normave metafizike, shkencore, besimet e përbashkëta etj) dhe normat semantike (kuptimi që marrin fjalët për një bashkësi të caktuar në një moment historik).

Këto tri lloje të normave në përgjithësi e karakterizojnë aktivitetin njerëzor në një realitet social, prandaj kushdo që është i interesuar të prodhojë ndryshime shoqërore, e ka të pamundur t’i promovojë ato, pa u angazhuar praktikisht për ndryshimin e tyre. Bie fjala, dikush s’mund t’i avancojë kauzat gjinore, për aq kohë sa tenton t’i ruaj normat patriarkale. Kështu, ndryshimi praktik normativ është edhe koncpetual dhe ideor në të njëjtëtën kohë, diçka që i mungon pikërisht opozites aktualisht.

Mirepo, inicimi i ketij transformimi do ta diskreditonte menyren e deritanishme të sjelljes parapolitike te partive opozitare. Çfarë edhe shihet qartë se nuk interes i grupeve te tyre drejtuese.

Prandaj, tash e tutje ndryshimet ne Kosove mund te inaugurohen nga ai formacion që është në gjendje ta diferencoje vetveten koncpetualisht nga dy modelet e siper-cekura. E do te sherbente si model per tejkalimin e ketyre kundërthënieve fallse qe i kanë bllokuar potencilet politike në shoqërinë tonë.

/TV Arbëria