Blog Post

Arbëria TV > Yje > ‘Ti je një sociopat’ – Dafina Zeqiri shpërthen kundër Arbër Bytyqit

‘Ti je një sociopat’ – Dafina Zeqiri shpërthen kundër Arbër Bytyqit

Artistja e famshme, Dafina Zeqiri, ka shpërthyer kundër grimierit Arbër Bytyqi, të cilit i kërkon me tone të ashpra që të mos i postojë më fotot e saj në profilin e tij në Instagram.

Përmes një Instagram Story, Dafina e quan grimierin “rrenc” dhe “një nga njerëzit më fals”.

“Arbër rrenc Bytyqi MUA [make up artist]! Mjaft postove foto shumë të edituara të miat! Të miat në përgjithësi! Ne nuk punojmë bashkë! Ti e di mirë pse!,” shkruan Dafina. “Je një nga njerëzit më fals që kam njohur në këtë industri! Një gënjeshtar! Mjaft! Më postove! “Mua”! Pikë! Nuk veproj kështu zakonisht, por dreqi e mori! Ti je një sociopat!”

Dafina nuk jep shpjegime të mëtejshme mbi çfarë ka ndodhur mes tyre, ndërsa Arbër Bytyqi nuk ka reaguar. /TV Arbëria