Ai pati kritika të ashpra për kryeministrin në detyrë Albin Kurti, por nuk la pa kritika as partitë opozitare.
Abazi tha se opozita ka dështuar ta formojë qeverinë, siç e quajti ai alternative.
“Kur Kurti nuk mund t’i bënte numrat, është dashur që s’paku opozita të ulet edhe të bëjë diskutimin se qysh me dal prej situatës edhe a është e mundur që të krijohet qeveria. Unë mendoj që Lidhja Demokratike, përkatësisht Lumir Abdixhiku, që e ka bërë publike nuk jam duke e kritikuar pse po dua ta kritikojë, ka thënë që unë nuk kam hapësirë që të ulem dhe ta formojë qeverinë e opozitës”, deklaroi ai në Klan Kosova.