Tash e sa ditë, banorët e lagjes përballë Ambasadës së SHBA-së në Arberi po përballen me mungesë të furnizimit me ujë të pijshëm.
Sipas sinjalizuesit, ndërprerja po e vështirëson jetën e përditshme të familjeve.Gazeta Sinjali ka kontaktuar me KRU “Prishtina” për të marrë sqarime mbi arsyen e mungesës dhe kohën e rikthimit të furnizimit, dhe aktualisht është në pritje të përgjigjes.