Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Tahiri: Ligji i pagave i lë në terr informativ të gjithë punëtorët e sektorit publik

Tahiri: Ligji i pagave i lë në terr informativ të gjithë punëtorët e sektorit publik

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri e ka kritikuar Qeverinë Kurti për ligjin për paga duke thënë se ky ligj po i lë në terr informativ të gjithë punëtorët e sektorit publik.

“Imagjinoni, ligji i pagave që u miratua sot nga mazhoranca e VV-së, i ka lënë në terr informativ të gjitha kategoritë e punëtorëve në sektorin publik, mjekët, profesorët, shërbyesit civil, mësimdhënësit, policët, prokurorët, gjyqtarët, infermierët, zyrtarët në nivel qendror e lokal, të cilët nuk e kanë të qartë se cila është vlera e koeficientit të pagës së tyre, rrjedhimisht, absolutisht të paqartë se sa do të jetë paga e tyre  Ky ligj i pagave, lirisht mund të quhet ligji për pagën e Albin Kurtit, sepse askush tjetër përveç tij, nuk e di koeficientin e pagës së vet, ndërsa kryeministri që ia ka rritur pagën vetës, është i vetmi që e di se sa vlen një koeficient dhe se si përkthehet ai në vlerë monetare si pagë. Urime Kryeministër!”, u shpreh Tahiri.

/TV Arbëria

Powered by WordPress