Ministrja e Drejtësisë, Albulena haxhiu, e ka përmbyllur vizitën e saj në shtetin e Kroacisë.
Në ditën e tretë të vizitës në Kroaci, nën shoqërimin e anëtarëve të Kabinetit dhe zyrtarëve të ministrisë së Drejtësisë, ministrja Albulena Haxhiu, është takuar me udhëheqësit shtetëror të organeve të drejtësisë së Kroacisë si: Gjykatës Supreme, Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Gjykatës Kushtetuese si dhe përfaqësues të tjerë institucional.
Në këto takime sipas njoftimit të MD-së, është diskutuar për adresimin e krimeve të luftës si dhe luftës kundër-korrupsionit.
“Në takimet me akterët nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, Gjykata Supreme dhe Gjykata Kushtetuese, është diskutuar për temat e interesit të përbashkët si adresimi i krimeve të luftës dhe lufta kundër-korrupsion, standardizimi i politikës ndëshkimore, praktikat e mira të forcimit të sundimit të ligjit dhe çështje të tjera”, thuhet në njoftim.
Vizita e ministres Haxhiu, sipas njoftimit kishte për qëllim njoftimin për së afërmi me “praktikat e mira të institucioneve të Kroacisë në fuqizimin e sundimit të ligjit”.
/TV Arbëria