Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Alban Hoti: Shteti duhet të garantojë siguri për ata që rrezikojnë jetën për qytetarët

Alban Hoti: Shteti duhet të garantojë siguri për ata që rrezikojnë jetën për qytetarët

Alban Hoti ka prezantuar një nga zotimet kryesore të PBKDSH, duke theksuar se me ardhjen e kësaj force politike në pushtet do të ketë respekt dhe mbështetje të garantuar shtetërore për ata që rrezikojnë jetën çdo ditë për qytetarët – Policinë e Kosovës, Ushtrinë dhe Zjarrfikësit, shkruan TV Arbëria.

Sipas Hotit, çdo pjesëtar i këtyre institucioneve që humb jetën në krye të detyrës do të ketë mbështetje të menjëhershme dhe të qëndrueshme nga shteti. Paketa e propozuar përfshin 200 mijë euro mbështetje financiare për familjen, përkrahje shtetërore për fëmijët nën moshën 18 vjeç, si dhe pension të përjetshëm për bashkëshortet.

“Kjo nuk është bamirësi, por detyrim shtetëror,” ka deklaruar Hoti, duke shtuar se një shtet serioz nuk i harron ata që sakrifikojnë jetën për rendin dhe sigurinë publike, e as nuk i lë familjet e tyre pa përkrahje.

Ai theksoi se PBKDSH ndërton vizionin e saj mbi rendin, dinjitetin dhe respektin institucional, duke nënvizuar se mbrojtja e shtetit duhet të shoqërohet me mbrojtje konkrete për ata që e shërbejnë atë.

“Kush e mbron shtetin, duhet të mbrohet nga shteti,” përfundoi Hoti.

/TV Arbëria