Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” ka triumfuar në Universiadën e Dubrovnikut, në disiplinën e volejbollit për femra, e mbajtur në Kroaci.
Studentet e Fakultetit të Edukimit Fizik dhe Sportit, në këtë garë të universiteteve të rajonit, mbajtur në Kroaci, kanë mposhtur universitete me traditë në sport, për t’u ranguar në vendin e parë të kësaj gare.
Për këtë fitore, ato u përgëzuan nga rektori, Qerim Qerimi.
Rektori Qerimi tha se UP-ja vlerëson punën dhe rezultatin e shënuar dhe shpreson që në të ardhmen do të jemi po kaq krenarë, e edhe më shumë, me sukseset e studentëve të këtij fakulteti.
Universiada e Dubrovnikut është garë tradicionale, gjatë së cilës, në disiplina të ndryshme sportive, garojnë studentë të universiteteve të rajonit dhe më gjerë.
/TV Arbëria