Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Vetura godet dy këmbësore në Prishtinë

Vetura godet dy këmbësore në Prishtinë

Dy këmbësore janë goditur nga një veturë në vendkalimin e këmbësorëve në rrugën “Agim Ramadani”.

I dyshuari është liruar në procedure të rregullt.

“RREZIKIM I TRAFIKUT PUBLIK- Rr. Agim Ramadani, Prishtinë / 10.01.2026 – 17:00. Dy viktimat femra kosovare (këmbësore) kanë pësuar lëndime trupore pasi janë goditur në vendkalimin e këmbësorëve nga një veturë që drejtohej nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktimat janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas inicimit të rastit në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt.”