Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Lamtumira e fundit për ish-ministrin Sadriu, Abdixhiku: La themelet e ekonomisë dhe financave të Kosovës

Lamtumira e fundit për ish-ministrin Sadriu, Abdixhiku: La themelet e ekonomisë dhe financave të Kosovës

Sot, iu dha lamtumira e fundit ish-ministrit të Financave, Ali Sadriu, pas ndarjes nga jeta të premten në moshën 75 vjeçare.

Në ceremoni komemorative për nder të figurës së tij, mori pjesë edhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.

Abdixhiku, në një postim në Facebook, theksoi se Sadriu, si ministër i parë i Financave pas luftës, la një trashëgimi të çmuar duke vënë themelet e ekonomisë dhe financave të Kosovës të pasluftës.