Sipas njoftimit të Komunës së Istogut, pas vlerësimeve në terren dhe raportimeve të pranuara nga të gjitha shërbimet komunale, është konstatuar se gjendja aktuale është e menaxhueshme dhe nuk paraqet rrezik për qytetarët.

“Kjo situatë pozitive është rezultat i intervenimeve të vazhdueshme që Komuna ka realizuar gjatë kësaj periudhe”, thuhet në njoftim, duke theksuar se ndërhyrjet e bëra, përfshirë edhe ato të mëhershme, kanë dhënë efekt në parandalimin e vërshimeve më të mëdha.

Sipas vlerësimeve të ekspertëve, masat preventive dhe intervenimet teknike kanë ndikuar drejtpërdrejt në uljen e rrezikut nga përmbytjet.

Nga Komuna e Istogut bëhet e ditur se ekipet komunale vazhdojnë të jenë në terren dhe në gatishmëri të plotë, duke monitoruar situatën në vazhdimësi dhe duke ofruar mbështetje për qytetarët sipas nevojës.