Ish drejtori i klinikës infektive , Shemsedin Dreshaj e quan menaxhimi i dobët në shëndetësi, javë më javë e muaj për muaj është kah prodhon skena të ngjashme me filma horror.
Ai në një postim në Facebook tha se paramendojeni një shtet, respektivisht një qeveri e cila nuk mund ta emërojë një ministër tash e 78 ditë. Sektori më vital i cili kujdeset për njerëzit që kanë më së shumti nevojë, ka mbetur në duart e askujt.
Postimi i plotë:
Menaxhimi i dobët në shëndetësi, javë më javë e muaj për muaj është kah prodhon skena të ngjashme me filma horror.
Paramendojeni një shtet, respektivisht një qeveri e cila nuk mund ta emërojë një ministër tash e 78 ditë. Sektori më vital i cili kujdeset për njerëzit që kanë më së shumti nevojë, ka mbetur në duart e askujt.
Është e pafalshme që të ndodh një rast i tillë si ky në Pejë, e Qeveria e Kryeministri ende të hamenden për caktimin e udhëheqësit të sektorit të Shëndetësisë.
Përgjegjësia është tek Kryeministri! /TV Arbëria