Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Situata e vërshimeve në vend, AME: Në Gjakovë është kërkuar ndihmë për evakuimin e mbi 20 familjeve

Situata e vërshimeve në vend, AME: Në Gjakovë është kërkuar ndihmë për evakuimin e mbi 20 familjeve

Agjencia e Menaxhimit Emergjent ka bërë të ditur se situata me vërshimet në vend paraqitet e menaxhueshme, me raste të lokalizuara në disa komuna.

Informacionet janë siguruar nga Njësitë Profesionale të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit (NJPZSH) dhe Drejtoritë për Shërbime Publike dhe Emergjenca (DSHPE), të koordinuara nga Qendrat Operative Emergjente 112.

Sipas AMK-së, rajonet më të prekura janë Fushë Kosova, Drenasi, Malisheva, Rahoveci, Klina, Mitrovica, Vushtrria, Skenderaji dhe Gjakova, ku janë shënuar vërshime në oborre, bodrume dhe rrugë të caktuara.

“Të gjitha ekipet e forcave të Mbrojtjes dhe Shpëtimit janë në terren dhe situata po monitorohet vazhdimisht nga sistemi i komunikimit emergjent i Agjencisë Menaxhimit Emergjent”, njofton AMK.

Agjencia apelon tek qytetarët që të mos kalojnë në zona të vërshuara, të raportojnë çdo rrezik në numrin unik emergjent 112 dhe të ndjekin vetëm njoftimet zyrtare.

AMK thekson se siguria e qytetarëve mbetet prioritet kryesor.