Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > A po shndërrohet qasja në drejtësi vetem në privilegj për të pasurit?

A po shndërrohet qasja në drejtësi vetem në privilegj për të pasurit?

Shkruan: Yll Zekaj

Me udhezimin e ri administrativ per unifikimin e taksave gjyqesore, jane rritur taksat per te gjitha veprimet ne procedurat qe zhvillohen ne Gjykatat e Kosoves.

Udhezimi ka filluar aplikimin nga 1 janar, e qytetaret dhe bizneset qe marrin sherbime nga Gjykatat kane me u perballe me taksa te reja, te cilat jane shumefish me te larta sesa qe ishin.

Nese mendohet me e ul numrin e lendeve ne gjykata përmes rritjes se taksave, eshte gabim dhe cenim i drejtperdrejt i qasjes ne drejtesi.

Po i paraqes vetem disa nga taksat me te cilen kane me u perballe qytetaret qe do te marrin sherbime nga Gjykata themelore ne proceduren civile, ne krahasim me ato qe aplikoheshin para ketij viti:

Per padi per vleren e kontestit nga 0–1000€ ishte 20€, per 1001–2500€ ishte 30€, per 2501–5000€ ishte 40€, per 5001–10,000€ ishte 60€, per 10,001–50,000€ ishte 100€, kurse per 50,001–100,000€ ishte 150€

Tani me udhezuesin e ri taksa per padi per vleren e kontestit nga 0-5000€ eshte 60€, per 5001–25,000€ eshte 150€, per 25,001€-50,000€ eshte 200€, kurse per 50,001–100,000€ eshte 300€

Per padi per pengim posedim ishte 50€, tani eshte 100€. Kurse per propozim per sigurimin e proves ishte 30€, tani eshte 100€

Gjithashtu edhe taksat me te cilat sivjet do te perballen bizneset ne Gjykaten komerciale, jane astronomike ne krahasim me ato qe ishin deri me tani:

Per padi per vleren e kontestit nga 0–1000€ ishte 20€, per 1001–2500€ ishte 30€, per 2501–5000€ ishte 40€, per 5001–10,000€ ishte 60€, per 10,001–50,000€ ishte 100€, kurse per 50,001–100,000€ ishte 150€

Tani me udhezuesin e ri taksa per padi per vleren e kontestit nga 0–25,000€ eshte 200€, per 25,001€- 50,000€ eshte 300€, per 50,001–100,000€ eshte 500€

Per padia per pengim posedim ishte 50€, tani eshte 200€. Kurse per propozim per sigurimin e proves ishte 30€ tani eshte 200€

Shtoja ketu edhe tarifat e rritura te avokateve edhe se shpejti kemi me pa zvoglim te dukshem te inicimit te rasteve ne Gjykata.

Me keto shpenzime procedurale, kerkesa per realizimin e te drejtes ne sistemin e drejtesise, ka me qene privilegj vetem i atyre qe kane mundesi financiare me i perballu keto shpenzime deri ne fund te procedures!

Vec nese i perballojme me shtesat e femijeve dhe pagen e 13-te