Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një personi të dyshuar për ngacmim
iliriana
January 6, 2026 - 18:31
0
80

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një personi të dyshuar për ngacmim

Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për sigurimin e informatave që do të ndihmonin në identifikimin e një personi të dyshuar.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, personi që shihet në fotografi kërkohet për përfshirje në veprën penale “Ngacmim”.
Policia u bën thirrje qytetarëve që posedojnë çfarëdo informate që mund të çojë në identifikimin ose lokalizimin e personit të dyshuar, të bashkëpunojnë me autoritetet.
Për çdo informatë, qytetarët mund të kontaktojnë Policinë e Kosovës në numrin e telefonit 192 ose përmes adresës elektronike [email protected].

TV Arbëria

© 2024 - TV Arbëria. Zhvilluar nga Zebra Agency