Analisti politik Afirm Kasolli ka vlerësuar se një rikthim eventual i presidentes Vjosa Osmani në terrenin e betejave politike mund të dëmtonte vetëm Lidhjen Demokratike (LDK). Sipas tij, PDK-ja mbetet relativisht stabile, me lëvizje të vogla në vota, ndërsa LDK-ja vazhdon të përballet me tkurrje elektorale nga ndryshimet e fundit politike.
Kasolli ka theksuar se në zgjedhjet e fundit LDK-ja u pa si viktimë politike, për shkak të pafatësisë për të shfaqur një lidership vendimtar. Aktualisht, presidentja Osmani është nën ankth dhe presion politik, pasi Kryeministri Kurti po ushtron ndikim të vazhdueshëm mbi të, sipas analizës së Kasollit.