Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Zjarr në autobusin që po shkonte nga Kosova në Zvicër? Reagon kompania

Zjarr në autobusin që po shkonte nga Kosova në Zvicër? Reagon kompania

Në një autobus që po udhëtonte nga Kosova për në Zvicër, ka ndodhur një incident i vogël.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në territorin e Kroacisë.

Del tym nga autobusi, teksa udhëtarët janë të gjithë jashtë tij.

Lidhur me rastin ka reaguar edhe kompania e udhëtimeve, që posedon autobusin.

“Kompania ARDITI TOURS demanton kategorikisht lajmin e publikuar në disa media, se është djegur një autobus i kompanisë sonë.

Sqarojmë opinionin publik se autobusi në fjalë nuk është djegur dhe ka qenë gjatë gjithë kohës në udhëtim të rregullt. Gjatë rrugës është paraqitur një defekt i vogël teknik, i cili është riparuar brenda 20 minutave, pa rrezikuar sigurinë e pasagjerëve. Pas ndërhyrjes teknike, udhëtimi ka vazhduar normalisht.

ARDITI TOURS i kushton rëndësi maksimale sigurisë së udhëtarëve dhe mirëmbajtjes së mjeteve transportuese” thuhet në reagim të kompanisë.