Në emisionin “Erdhi Antigona” në TV Arberia, trajneri Flamur Grabovci theksoi rëndësinë e etikës dhe profesionalizmit në botën e fitnesit. Ai u shpreh se teknika e punës së një trajneri mund të jetë ndryshe, por kjo nuk do të thotë se dikush është i dobët apo ka punuar gabim.
“Unë nuk mund të them kurrë që një trajner është i dobët,” tha Grabovci, duke vënë theksin te resipekti ndaj kolegëve dhe kodit profesional. Ai nënvizoi se kritikat e tilla nuk janë të justifikuara dhe se secili trajner – qofte në fitnes apo sport tjetër – ka teknikat e veta të punës që japin rezultat.
Grabovci shtoi se nëse një person tregon se ka ushtruar më herët me një trajner tjetër, kjo nuk duhet të interpretohet si ushtrime të gabuara. Ai përmendi se “ushtrime gabim nuk ekzistojnë; ka vetëm teknika të ndryshme”, dhe se diversiteti në qasje është një pasuri për profesionin.
Trajneri theksoi se profesionalizmi nuk duhet të shndërrohet në konkurrencë negative mes trajnerëve, por të kultivohet përmes respektit, bashkëpunimit dhe rezultateve të dukshme.
/TV ARBËRIA