Xhudistja jonë, Laura Fazliu e ka nisur në mënyrën më të mirë Mastersin e xhudos që po zhvillohet në Jerusalem të Izraelit.
Në kuadër të kategorisë deri në 63 kilogramë, Fazliu e nisi sot me fitore kundër xhudistes franceze, Manon Deketer.
Laura e vazhdoi me fitore edhe në raundin e dytë, ku e mposhti me Ippon xhudisten nga Sllovenia, Andreja Leski.
Tani, Fazliu do të luftojë në çerekfinale me polaken, Angelika Szymanska, ku e synon me çdo kusht fitoren e cila ia siguron biletën drejt gjysmëfinales së këtij turneu. /TV Arbëria