Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > AAK reagon nga Malisheva: Dyshime për lëshim të parregullt të dokumenteve nga QKMF në ditën e zgjedhjeve

AAK reagon nga Malisheva: Dyshime për lëshim të parregullt të dokumenteve nga QKMF në ditën e zgjedhjeve

Dega e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në Malishevë ka reaguar lidhur me, siç thuhet, parregullsi në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF).

Sipas reagimit të AAK-së, QKMF në Malishevë po vazhdon të ofrojë shërbime të parregullta, duke lëshuar dokumente për përcjellje me asistencë për të votuar edhe gjatë ditës së zgjedhjeve.

AAK ka ftuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) dhe institucionet përgjegjëse që urgjentisht të ndërmarrin masa adekuate dhe të hetojnë ligjshmërinë e këtyre dokumenteve, të cilat, sipas tyre, janë lëshuar në ditën e zgjedhjeve, më 28 dhjetor 2025.

Po ashtu, AAK ka bërë thirrje për respektim të rregullave dhe normave ligjore të miratuara nga KQZ, duke ftuar të gjithë komisionerët dhe vëzhguesit e të gjitha partive politike që të veprojnë në përputhje me ligjin, me qëllim të ruajtjes dhe mbrojtjes së vullnetit të qytetarëve.