Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Opinione > Greqia që shtyp 4-5 milionë shqiptarë, bën trysni ta lejojmë një republikë të re serbe ortodokse!

Greqia që shtyp 4-5 milionë shqiptarë, bën trysni ta lejojmë një republikë të re serbe ortodokse!

Shkruan Idriz Morina

As Dendias dhe askush nga vendet që nuk e kanë njohur Kosovën, nuk mund t’i fyejë shqiptarët, shtetin dhe institucionet e tyre.

Nuk duhet lejuar dhe pranuar një shtypje e tillë, nga Dendia-si, që për nga mbiemri ngjet tipik arvanitas-shqiptar (i dendur apo i mbledhur), dhe që madje nuk mund të gjendet asnjë shpjegim, as në greqishten artificiale të sotme, dhe as në greqishten antike, që me shumë gjasë ishte një gjuhë e komunikimit publik, por jo një gjuhë popullore.

Por, siç rezulton nga studimet e reja, edhe gjuha ‘zyrtare’ apo ajo e komunikimit publik, ky hyjnë edhe shkrimet letrare e filozofike, kanë shpjegimin më të mirë etimologjik në gjuhën shqipe, ndërsa është e pamjaftueshme gjuha ‘teknike’ e shkrimit.

Natyrisht që këtu nuk jemi para një kërkimi etimologjik, por duke u bazuar në kërkimet e reja shkencore, të shumëfishta, si ato arkeologjike, gjuhësore-etimologjike, deri tek ato gjenetike, që kjo e fundit vërteton katërçipërisht, se s’kishte dhe s’kishte të bënte ky vend, me një popull, të mitizuar si ‘grek’, emër që shpjegohet po ashtu vetëm në gjuhën shqipe, por me klane pushtuesish të disa ishujve dhe qyteteve, dhe që përfaqësonin një kulturë të re të kohës, padyshim të ngritur, por që lulëzimin e vërtetë e mori, disa shekuj pas pushtimeve të para (pas vitit 750 p.e.s.), në shekullin e pestë dhe të katërt para erës sonë, atëherë kur u ngjiz dhe u ringjallë kultura e gjetur aty, “mikenase” (pellazgjike), e atyre që kishin ngritur Parthenonin, njërin nga shtatë mrekullitë e botës antike, nga ata të cilët ishin pararendës të shqiptarëve të sotëm.

Por, cili është motivimi për të vënë si një paradigmë për shqyrtimin e mesazheve?

Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias ka thyer si duket si asnjë kryediplomat perëndimor, protokollin e shtetit të Kosovës, duke refuzuar të mbajë konferencën për media, dhe të fotografohet para simboleve shtetërore me mbishkrimin-logon Republika e Kosovës. Si duket e ka kërkuar ‘flluskën’- fusnotën e Edita Tahirit!

Po ashtu ky ministër i Greqisë, ka refuzuar të bëjë foto në hyrje të objektit të Ministrisë së Jashtme, duke e thyer një tjetër zakon në këtë ministri, po me motivin e njëjtë.

Por, a kishim me çfarë ta sfidonim Dendiasin?

Sigurisht se ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias mund të jetë ndier komod kur ka ardhur të flasë me ministren e Jashtme të Kosovës, zonjën Donika Gërvalla, sepse sipas tij, paska ardhur të thotë se çfarë duhet të bëjë Kosova: të zbatojë marrëveshjet e nënshkruara në Bruksel, dhe të arrijë marrëveshjen përfundimtare sipas propozimit të Brukselit!

Greqia, po bën të pamundurën për t’ia marrë edhe ca det Shqipërisë, që pasi historikisht ia ka dalur falë ndihmës së madhe në emër të ortodoksisë nga Rusia, ta shpallë një shtet grek, pavarësisht që luftën e udhëhoqën dhe e bën shqiptarët. Greqia u krijua shtet, pra kundër rrjedhës së luftës, në vend që sipas marrëveshjes, të paktën të ishte shqiptaro-grek, i dëshpëruan shqiptarët, duke i lënë pa asgjë. Greqia u themelua me ndikimin e jashtëzakonshëm, britanik, gjerman, francez etj., përveç atij rus.

Pra, një shtet i krijuar mbi 60 apo 70% mbi troje shqiptare, dhe po ashtu mbi trungun shqiptar, dhe shteti ndoshta me më së shumti deti e ishuj në botë, krahasuar me popullsinë, kërkon që ende t’i hyjë në hakë shqiptarëve.

Një shtet, që sikurse ish-Jugosllavia, kishte lidhur marrëveshje me Turqinë për shkëmbimin e popullsisë, dhe që rezultoi me shkëmbimin e shqiptarëve, mysliman Çam me ortodoks shqiptarë, asgjë më tepër, por që këta të ardhurit e rinj, ishin si me kusht, dhe u konvertuan në grek.

Dhe kur të gjitha këto nuk i dhanë shumë rezultate, nuk e ndalën terrorin ndaj popullsisë shqiptare në Çamëri, duke kryer masakrat nga më të rëndat dhe më të pambajturat mend.

Por, edhe më keq akoma. Sipas kërkimeve zyrtare europiane, që në vitet e ‘70-ta është dokumentuar në një proces intern hulumtimi-regjistrimi, se rreth 3 milionë banorë ishin arvanitas, nga rreth 8 milionë banorë sa kishte aso kohe. Ata sot, janë apo duhet të jenë, rreth 4-5 milionë së paku, dhe kur i shtohet edhe një milion shqiptarë që shkuan në Greqi, pas rënies së komunizmit, është e qartë se numri shkon në 4-6 milionë së paku. Greqia ka aktualisht 10.3 milionë banorë, dhe në dy dekadat e fundit është ballafaquar me rënie të numrit të banorëve, nga 11.2 milionë banorë sa kishte, më së shumti në vitin 2005. Pra, është e qartë se shqiptarët – arvanitasit, çamët dhe të shkuarit pas viteve të ’90-ta e përbëjnë, së paku 40 % të popullsisë dhe mund të shkojë në 60 % të sajë.

Por, ata nuk e gëzojnë asnjë të drejtë, as të shkollimit të ulët e as të lartë në gjuhën shqipe. Mos të flasim që ajo të jetë një gjuhë zyrtare e shtetit, qytetit etj. Thjesht vazhdojnë politikat e zhdukjes së këtij identiteti, që mezi po ruhet.

Disa nga këto çështje kyçe duhet t’ia kujtojnë dhe thonë në sy me sy (në katër sy) Greqisë, si nga Kosova, ashtu edhe nga Shqipëria, por edhe të gjithë perëndimit!

Pra, Greqia shtyp gjysmën e popullsisë, ndërsa Europa është shqetësuar për 35 mijë serbë, që po ashtu shumica nga ADN-ja, mund të dalin shqiptarë!

Natyrisht unë nuk dua ta paragjykoj z.Dendias, për disa arsye. E para ai këto kërkesa i parashtroi i detyruar, sipas politikës zyrtare dhe burokracisë së shtetit grek. E dyta, sepse sipas informacioneve të besueshme, ai rrjedh nga shqiptarët, madje është shqipfolës. Nëse jo e ëma, së paku babait i tij ka folur shqipe të pastër, dhe kurrë se kanë mohuar identitetin e tyre shqiptar, madje s’ka të bëjë me arvanitasit.

Babai i tij, ka dëshmuar edhe më shumë, se përveç se flet shqip pastër në komunikim, e ka pohuar origjinën nga një fshat në Himar, Iliaz, dhe po ashtu e mbante në zyrën e tij të Odës së Tregtisë së Korfuzit, një bust të Skënderbeut.

Pra, ne thjesht bëmë një kërkim, që rezulton se përmbush edhe supozimet fillestare të shkrimit, të cilat i mbështesin të gjithë kërkuesit e sotëm, që ju intereson jo politika, as hatërmbetja, por shkenca apo të dhënat e mirëfillta.

Dëshmia e gazetarit

Gazetari Nebil Çika, në tetorin e vitit 2020, kur mediat filluan të shkruajnë për origjinën shqiptare të ministrit Dendias, kishte dëshmuar për njohjen personale me Spiro Deden (Dendias) babain e ministrit Niko.

Spiro Dede (Dendias) në fillim të viteve 1990 ishte biznesmen dhe kryetar i “Dhomës së Tregtisë së Korfuzit. Fliste shumë mirë shqip. Jo vetëm nuk e mohonte (origjinën) por edhe e theksonte faktin që ishte nga Iliazi një fshat i Bashkisë Himarës… Origjinën e tij shqiptarë na e ka deklaruar edhe publikisht kur bashkë me një grup gazetarësh të tjerë ishim të ftuar në Korfuz në 1994 kur Gjermania ia dorëzonte Greqisë kryesimin e BE-së”, ka shkruar Çika.

Po ashtu ia kishte shpjeguar se pse e mbante në zyre, bustin e kryeheroit shqiptar, Skënderbeut.

“Përgjigja e Spiro Dedes më befasoi e më pëlqeu shumë: “Për tre arsye e mbaj në zyre Skënderbeun: E para – ishte një gjeneral i madh! E dyta – luftoi kundër turqve! Dhe e treta, që është edhe restoja ime për ty, (mu drejtua mua )- është se të parët e mi ishin luftëtarë të tij’”, ka dëshmuar Çika.

Edhe Çika si shumë të tjerë, ia kujtonte publikut, se edhe “Nepolon Zerva, që drejtoi gjenocidin ndaj çamëve, ishte me gjak shqiptari!”, por më mirë t’mos ishte.

Powered by WordPress